“Dardanët” nisen drejt Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë rrugën drejt Zvicrës.

“Dardanët” nesër e zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2024” ndaj Zvicrës në Bazel.

E para pak minutave futbollistët dhe stafi i Kosovës janë nisur drejt Bazelit, atje ku sonte do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme.

Ndeshja ndaj Zvicrës luhet me fillim në orën 20:45.