Për nëntë muaj në QKUK, 811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar 811 raste të thyerjeve të gurëve në veshkë në nëntë muajt e parë të vitit 2023, nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se në këtë klinikë janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike.

Gjithashtu nga QKUK-ja bëjnë të ditur se ka pasur 1.474 procedura të njohura si ureterocistoskopi, 193 rate të ekzaminimeve urodinamike dhe mbi 7.600 vizita emergjente, 5.600 vizita ambulantore.

Ndërkaq, në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike.