Gruaja dërgohet në strehimore pas dhunës në familje
Dy persona, një burrë dhe një grua, pas një mosmarrëveshjeje verbale janë rrahur mes vete.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 02:45, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Pas një mosmarrëveshjeje verbale janë rrahur mes vete dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër, kosovarë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara femër është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari mashkull është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri