Hajnat me forcë vjedhin para në Suharekë

Një person ka lajmëruar Policinë se gjatë ditës së djeshme persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objekt dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 05:40, në Skenderaj, raporton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objekt dhe nga aty janë vjedhur një shumë parash. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili janë sekuestruar paratë e vjedhura”, thuhet një njoftimin e Policisë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Zëri