Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit - Durrës, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.