Zhduket një femër në Pejë
Një femër është raportuar si e zhdukur në Pejë, nga një ankuese.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se personi në fjalë është larguar nga shtëpia më 04.11.2023 në Pejë, derisa rasti është paraqitur gjatë ditës së djeshme në Polici, raporton Zeri.info.
“Pejë / 04.11.2023. Më 16.11.2023 ankuesja kosovare ka raportuar në Polici se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri