Miller: Rusia me synime keqdashëse ndaj Ballkanit Perëndimor
Zëdhënësi i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller, ka thënë se po merren masa për të penguar aktivitetet keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Milleri, në një postim në platformën X, ka thënë se SHBA-ja, ndërkohë, mban përgjegjës aktorët e korruptuar që synojnë të minojnë institucionet shtetërore në të gjithë rajonin
“Ne po marrim masa për të penguar aktivitetet keqdashëse të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që mbajmë përgjegjës aktorët e korruptuar që synojnë të minojnë institucionet shtetërore në të gjithë rajonin”, ka shkruar Milleri.
Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia nuk i ka ndryshuar planet e saj afatgjata dhe se së shpejti, do të tentojë të nxisë një luftë të re në Ballkan.