Zjarri në zyrat e kompanisë së minierave të qymyrit në Kinë vret 25 persona

Një zjarr duket se ka filluar në ndërtesën ku gjenden zyrat e një kompanie minierash qymyri, në provincën Shanxi.

Raportohet nga mediat se zjarri shpërtheu të enjten në mëngjes, prej të cilit mbetën të vdekur të paktën 25 persona.

Shkaku pse ndërtesën e kanë kapluar flakët nuk dihet ende dhe është nën hetime.

Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë 63 persona, 51 prej të cilëve u shtruan në spital.