Mospagimi i rrezikshmërisë, “Skandal”, zjarrfikësit e akuzojnë Kurtin
Mbledhja e 173-të e qeverisë, e mbajtur të enjten, nuk solli lajme të mira për sindikatën e zjarrfikësve.
Kjo pasi nuk u votuan shtesat për rrezikshmëri për këta të fundit, çka i bëri të dalin me një reagim, duke e quajtur skandaloz e të papranueshëm vendimin e marrë.
Sindikalistët për fikjen e zjarrit, tregojnë se kompensimet për rrezikshmëri i kishin pasur, porse ato u ishin anuluar, e për këtë ata kishin vazhduar me kërkesa ndaj krerëve të shtetit.
Ata shprehen se “u janë bërë padrejtësi në ligj dhe se u mungon përkrahja institucionale”, ndërsa paralajmërojnë takim të hënën për të vendosur rreth masave sindikaliste. /klankosova