Ngarkohen me përgjegjësi të reja dy zëvendësministra
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.
Ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërsa, ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Resul Makreshi, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.