Serbët e kroatët e Ballkanit përplasen për emrin e ri të aeroportit të Dubrovnikut
Riemërtimi i aeroportit kroat të Dubrovnik ka ndezur një tjetër debat etnik mes kroatëve e servëve te rajonit, kësaj here për prejardhjen e një prej bijve më të ditur e të famshëm të qytetit të lashtë port.
Këtë muaj aeroporti i qytetit të murosur në detin Adriatik u rimerua sipas dijetarit vendas Ruëer Boškovië, i cili në shekulllin e 18-të njihej për avancimet në shkencat e matematikës, astronomisë dhe poli-matematikës.
I njohur gjithashtu në italisht si Ruggiero Giuseppe Boscovich, ose me përshtatjen në anglisht të emrit të tij Roger Joseph Boscovich, dijetari hartoi një ligj të vetëm për të përkufizuar disa forca natyrore, duke parashtruar ide te teorisë bërthamore apo mungesën e atmosferës në hënë.
Dubrovnik njihej me emrin Ragusa kur lindi Boškovië në 1711 dhe qyteti ishte një republikë e vogël e vetëqeverisur.
Nëna e tij ishte italiane dhe në moshën 14 vjeçare ata u larguan për në Romë ku dhe vazhdoi karrierën.
Por identiteti dhe prejardhja e babait të tij ka nisur këtë debat në Ballkan ku identitetet e prejardhjet kthehen shpesh në objekt debatesh emocionale.
Nikola Boškovië ishte një tregtar nga Ragusa që vinte nga fshati i Orahov Do, në malet pranë Dubrovnik. Tashmë ky fshat përfshihet nga Republika Srpska e Bosnjes.
Disa liderë boshnjakë kërkojnë që aeroporti i ri që po ndërtohet Trebinje, pranë Orahov Do, të marrë emrin Ruëer Boškovië, duke argumentuar se Nikola Boškovië ishin serbë para se të ktheheshin në katolikë.
Duke iu referuar shkrimeve të serbëve e malazezëve, familja e babait të Boscovich ishte serbe.
Por pretendimet refuzohen nga kroatët që thonë se emërtimi i aeroportit është diçka që i takon vendit.
Linguisti Domagoj Vidovië, thotë: “Xhahxai i Ruëer Boškovië ishte një prift katolik pasi deri në fund të shekullit të 20-të nuk kishte ortodoksë në Orahov Do. Origjina katolike e Boškovië daton prej më shumë se 400 vjet.”
Ndërsa në Bosnie, çështja e Trebinje përdoret nga nacionalistët serbë deh lideri i tyre Milorad Dodik, për të kërkuar autonominë e Republika Srpska.
Emërtimi i aeroportit deri tani në Bosnie është bllokuar nga është bllokuar entitet kroate dhe boshnjake të vendit. /tch