Ambasadori Malaj takon kryeministrin Kurti
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, njofton se sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në Twitter ai thotë se i ka shprehur përkushtimin për avancimin e marrëdhënieve vëllazërore, strategjike e stabilizuese për rajonin dhe të orientuara drejt perspektivës euroatlantike.
„U dakordësuam se sinergjitë bëjnë që kombi shqiptar të jetë më shumë “, shkroi tutje Malaj në postimin e tij, ku me ndjekësit e tij ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi në fjalë.