Bëhet i ditur prezantuesi i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar

Është bërë e ditur se kush do të prezantojë ceremoninë e madhe të çmimeve Oscar.

Për të dytin vit radhazi, Jimmy Kimmel do të ngjitet në skenën e Dolby Theatre për të prezantuar mbrëmjen më të rëndësishme në Hollywood, atë të çmimeve Oscar.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer dhe presidentja, Janet Yang.

Drejtuesi dhe producenti Kimmel e ka prezantuar më herët këtë ceremoni edhe në vitet 2017 dhe 2018.

Eventi do të transmetohet nga ABC më 10 mars 2024 dhe pritet me interes të madh në të gjithë botën. / KultPlus