Shpërthimi i mbrëmshëm në veri, dyshohet se u shkaktua nga një granatë
Një shpërthim i fortë nga drejtimi i ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në pjesën veriore të Mitrovicës mund të kishte ndodhur nga një granatë dore e hedhur.
Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 23:30, pranë AMSS-së.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për një granatë dore, tha për KoSSevm Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.
Policia, shton ai, ka kryer një hetim sot.
Nuk ka dëme të mëdha materiale, përveç një dëmtimi të vogël në murin e një objekti.
Po ashtu, Elshani konfirmon se nuk ka të lënduar.