Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy femrave të dyshuara për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy femrave që shihen në fotografi, nën dyshimin se të njëjtat janë përfshirë në një vjedhje.

Vjedhja ka ndodhur më 01.04.2023 në një market në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor ‘Qendra’ në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje”, që ka ndodhur më datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave ose vendndodhjes së tyre, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Zëri