Kryetarja e Speciales Trendafilova viziton Kosovën

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, më 29 nëntor 2023 do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

“Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së", thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Aktivitet i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim mbahet në Prishtinë.