Konfirmohet rasti i parë në Kosovë i gripit të shpezëve “Avian Influenza”
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se është paraqitur rasti i parë i gripit të shpezëve “Avian Influenza”.
Ky rast u paraqit në një fermë në fshatin Godancë të Shtimes, raporton Zeri.info.
Me vendim të AUV-it zona në perimetër tre km nga ferma është shpallur zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpezëve, kurse zona në perimetër 10 km është shpallur zonë nën mbikëqyrje për hulumtim.
“AUV-i menjëherë ka ndërmarrë masat ekzekutive për parandalim të përhapjes. Është bërë asgjësimi i pulave dhe shpezëve tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave rreth fermës. Ferma është ekonomi familjare (pula të oborrit). Jemi në kontakte me praktikat veterinare, shoqatën fermerëve shpezëtar. Është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të biosigurisë në ferma. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë. Rasti është i izoluar është vetëm një fermë e prekur”, thuhet në njoftim./Zëri