Kurti në Kuvend: Kurrë më shtrenjtë s’kanë qenë armët, kurrë më shumë s’kemi blerë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për blerjet e armatimit dhe pajisjeve ushtarake gjatë mandatit të tij, derisa në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet projektbuxheti.

Kurti tha se kurrë më shumë sesa sot është bërë e vështirë blerja e armëve dhe se janë shtrenjtuar shumë.

“Tash kurrë më vështirë se sot në këtë shekull nuk ka qenë blerja e armatimit. Jo pse s’ka, por pse radha është shumë e gjatë. Dhe kurrë më shumë armatim, municion dhe pajisje nuk janë blerë se tani. Kurrë s’ka qenë më vështirë me gjet, kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë më shumë s’është blerë”, tha Kurti.