Tahiri: Ky buxhet është elektoral, vitin e ardhshëm në zgjedhje
Projektbuxhet i vitit 2024 po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se ky buxhet është elektoral.
“Për shkak se ne sot një vit me kalendarin e rregullt jemi në zgjedhje. Ju po dëshironi që këto mjete që i keni bartur vit pas viti, t’i shfrytëzoni”, tha Tahiri.
Tahiri theksoi se kjo qeveri nuk e ka mbajtur asnjë premtim dhe asnjë qëndrim rreth krizës dhe zhvillimit ekonomik.
Ai shtoi se kjo qeveri i ka zbritur pagat.
Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë tre miliardë e 314 milionë euro.