Kurti: Ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës, s’do të ketë as pas 1 janarit
Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për ikjen e qytetarëve kosovarë në vendet e BE-së, por sipas tij pavarësisht numrit të madh, nuk ka zbrazje të vendit.
Ai tha se vendi nuk do të zbrazet as pas 1 janarit, kur pritet të liberalizohen vizat, raporton Zeri.info.
“Unë nuk mendoj se po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës, nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini që ata që do të shkojnë pa nevojë për vizë në Zonën Schengen duhet të kthehen, ata nuk shkojnë sikur në vitet ’90 kur kemi qenë të okupuar për azil politik ose ekonomik, ata shkojnë dhe unë jam i bindur se ndihmon komunitetin e biznesit dhe studentet, sepse shkojnë për t’u kthyer”, tha Kurti në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet buxheti i vitit 2024. /Zëri