Vlera e investimeve të BQK-së në letra me vlerë dhe depozita, 1.14 miliard euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e investimeve në letrat me vlerë ka arritur në 1.14 miliard euro për muajin tetor 2023.

Kurse, investimet e BQK-së jashtë vendit arrijnë shumën e 1.14 miliard eurove, raporton Zeri.info.

Sipas raportit, depozitat e Qeverisë së Republikës së Kosovës deri në këtë periudhë janë rritur për 33 milionë euro.

“Asetet e BQK-së në muajin tetor 2023 arritën vlerën prej 1.84 miliard eurove. Ndërsa, depozitat e Qeverisë së Kosovës janë rritur për 33 milionë euro dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave për 2 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, asetet rezervë në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën e 1.36 miliard eurove e që janë për 15 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 3.1 milionë euro dhe investimet në letra me vlerë për 11.3 milionë. /Zëri