Në Gjilan fillon hapja e puseve të reja për nevoja të fermerëve

Komuna e Gjilanit ka filluar të bëjë hapjen e puseve të reja për nevojat bujqësore të fermerëve.

Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Alban Hyseni, i cili u shpreh se përmes puseve të reja plotësohet një ndër nevojat primare bujqësore, raporton Zeri.info.

“Sot kemi filluar hapjen e puseve të reja, si një nga nevojat primare bujqësore për fermerët tanë, duke i ofruar njëkohësisht zgjidhje të problemit të ujit të pijes. Burim Osmani nga fshati Cërnicë është vetëm njëri nga 46 fermerët përfitues, të cilit iu mundësua hapja e pusit”, u shpreh ai.

Hyseni ka thënë se janë duke punuar të shtojnë numrin e puseve për banorët në nevojë.

“Përpos puseve që kemi funksionalizuar deri tani po angazhohemi maksimalisht që ky numër të rritet dhe të vazhdojmë me hapjen e puseve të reja edhe për banorët e tjerë, të cilët kanë nevojë”, u shpreh ai ndër të tjera. /Zëri