Qeveria po e shpërndan paranë publike për qëllime elektorale, thotë Tahiri

Sot Kuvendi i Kosovës do të mblidhet dhe të diskutojë në lidhje me Projektligjin për ndarjen buxhetore të buxhetit për vitin 2024.

Në lidhje me këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se me këtë projektpropozim Qeveria ka goditur ekonominë dhe ka synim që buxhetin ta kthejë në skema sociale, raporton Zeri.info.

Tahiri ka thënë se me këtë buxhet nuk do të përmirësohet jeta e qytetarëve, por sipas tij do të vështirësohet edhe më tej.

“Sot në Kuvend do të diskutohet buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument Qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarve në institucione shtetërore, por duke e shkepur paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!”, shkroi ai ndër të tjera në Facebook. /Zëri