U prezantuan si pjesëtarë të IPK-së, në pranga tre prizrenas
Ditën e djeshme, rreth orës 10:45, në Prizren janë arrestuar tre meshkuj, që dyshohet se janë prezantuar rrejshëm si pjesëtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë pa ndërhyrje:
Prezantim i rremë
Fsh. Novakë – Prizren, 15.11.2023 - 10:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë prezantuar rrejshëm si pjesëtarë të IPK-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.