Rrihen katër persona për një mosmarrëveshje pronësore në Gjilan
Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën rreth orës 11:20 katër meshkuj, pasi janë përleshur fizikisht mes vete.
E deri te kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9 mm, një gëzhojë dhe 13 fishekë.
“Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri