Bislimi e Petkoviqi takohen sot në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Bruksel do të takohet me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se temë e këtij takimi do të jetë zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, raporton Zeri.info.
“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të marrëveshjeve”, thuhet ndër të tjera. /Zëri