Lajçaku për takimin me Krasniqin: Folëm për rëndësinë e progresit në dialog

Ndërmjetësusi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak, është deklaruar për takimin që sonte pati me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Lajçaku shkruan se me Krasniqin, folën për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në dialog.

”Pata një takim të dobishëm me liderin e PDK-së, MemliKrasniqi sot në Bruksel. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën europiane të Kosovës”.