U mor peng nga Hamasi më 7 tetor, gruaja izraelite lind fëmijën

Një grua izraelite e rrëmbyer nga militantët e Hamasit më 7 tetor ka lindur, ndërsa ende mbahet në Rripin e Gazës.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e kryeministrit izraelit, Sarah Netanyahu, në një letër drejtuar Jill Biden, e cila është publikuar të mërkurën në rrjetet sociale.

Reuters raportoi se Izraeli dhe Hamasi duket se janë shumë pranë një marrëveshjeje për lirimin e 50 pengjeve. Hamasi ka rënë dakord për një shkëmbim të grave dhe fëmijëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Ndërkohë Katari paralajmëron se përkeqësimi i situatës në enklavën e rrethuar po i vështirëson përpjekjet e ndërmjetësimit dhe se mund të mos ketë një shans tjetër për të dyja palë. Izraeli ka bërë me dije se në 7 tetor, Hamasi ka rrëmbyer më shumë se 240 pengje, mes të cilëve gra, fëmijë, të moshuar, por edhe civilë me kombesi të huaj.