Kurti takon Nimanbegun, flasin mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.
Gjatë takimit, Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon.
Kurti e përgëzoi z. Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes.
Mes tjerash u fol edhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor. /Zëri