Shqipëri: Edukatorja dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar me autizëm
Një rast dhune raportohet të ketë ndodhur në një kopsht publik, në Elbasan.
Policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për edukatoren 57-vjeçare O. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 5-vjeçar autik.
Në momentin e parë që prindërit kanë denoncuar rastin për dyshim për dhunë, ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në verifikimin e plotë të rastit.
Një grup prej 6 ekspertësh, përfshirë psikologë, po punon për zbardhjen e rrethanave.
Denoncimi vjen ditën kur task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit ka nisur kontrollet nëpër kopshte dhe çerdhe. /tch