Osmani: Kosova në mesin e 160 shteteve, më shumë se 70 mijë pjesëmarrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ekipi kosovar i përbërë nga çika e djem tanë nga fusha e ICT-së, janë duke marrë pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë, ku sipas saj, janë të përfaqësuara afro 160 shtete e më shumë se 70 mijë pjesëmarrës.

“Në mesin e tyre është edhe ekipi kosovar i përbërë nga çika e djem tanë nga fusha e ICT-së, me të cilët po marrim pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë. Eksperiencë fantastike e rrjetëzimit të ndërrmarrësve, liderëve dhe entuziastëve të teknologjisë nga e gjithë bota”, ka thënë Osmani.

Tutje ka thënë ajo se e ardhmja e teknologjisë tani është më e ndritshme se kurrë më parë.