Krasniqi në Bruksel angazhohet për Marrëveshje të qëndrueshme Kosovë-Serbi
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vizitën zyrtare në Bruksel e ka nisur me pjesëmarrje në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.
Në margjinat e tryezës Krasniqi ka takuar lhan Kyuchyuk, Bashkë-president i ALDE, Stéphane Séjourné, President i ReneëwEurope dhe Janez Lenarçiq – Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave.
Krasniqi tha se paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së.
“Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, tha ai.