Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

Policia ka arrestuar dy persona në Prizren të cilët dyshohen për vjedhje dhe janë dërguar në mbajtje për dy ditë.

“Sot me date 15/11/2023 në orët e paradites në kuadër të masave shtese ‘Dita e Tregut’ dy hetues të Stacionit Policor Prizren, në tregun e plaçkave përballë Qendrës Sportive ‘Sezair Surroi’ në Prizren , kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë zënë në kryerje të veprës penale ‘Vjedhje nga xhepi’, konkretisht pas një punë të mirë operative – hetimore, duke mbikëqyrur dhe vëzhguar arrijnë qe t’i kapin ne flagrancë dy të dyshuar të cilët sapo ia kishin vjedhur portofolin një të moshuari”, ka thënë Vesel Krasniqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Pas arrestimit dy të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor Prizren ku është hapur rasti”.

“Të dy të dyshuarit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, në konsultim me prokurorin kujdestar janë ndaluar për 48 orë”.