15-vjeçarja në Sarandë denoncon nënën: Më detyroi të kryej marrëdhënie për para
Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në Sarandë. Një e mitur, 15 vjeçe ka denoncuar nënën e saj 37-vjeçare se e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave.
Për këtë arsye, pas këtij denoncimi, kanë nisur hetimet për nënën 37-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.