Kurti lavdëron punën e Policisë: U shkatërruan mbi 100 grupe kriminale e mbi 3 mijë e 800 të arrestuar

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka shënuar të mërkurën Ditën e Informimit për Komunitetet, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni mori pjesë kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Akademia e Sigurisë Publike sjell dije në punën e secilit për sigurinë e qytetarëve.

Sipas tij, profesionalizimi i kësaj Akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve. Ai më pas ka numëruar punët e Policisë, duke thënë se janë organizuar mbi 1000 operacionale policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona.

“Më vjen mirë që jam sot këtu në Vushtrri, e cila luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt. Profesionalizimi i kësaj Akademie dhe i stafit të përkushtuar është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë”.

“Nga fillimi i mandatit tonë qeverisës janë organizuar mbi 1000 operacionale policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona”.

“Është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë të përfaqësuara në Kosovë të kontribuojnë në institucionet tona”.