Bayern Munich po punon për rinovimin e kontratës së Sanes

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Freund, ka folur për të ardhmen e Leory Sanes në “Allianz”.

Kohët e fundit ka pasur spekulime që nuk po zhvillohen bisedime mes palëve për marrëveshje të re.

Këto raporte i ka hedhur poshtë Freundi, ku tha se janë të rreme dhe theksoi se ai është një nga lojtarët mbi të cilin duan të ndërtojmë të ardhmen e ekipit.

“Raportet se nuk po zhvillohen bisedime me Leroy Sané për marrëveshjen e re janë të rreme”.

“Ky është Leroy Sané më i mirë që ka pasur Bayern deri më tani. Ai është një nga lojtarët mbi të cilin duam të ndërtojmë të ardhmen e ekipit”, tha për “SportBILD”. /Zëri