Një ditë para takimit në Bruksel, ambasadorët e QUINT-it shihen në Qeveri
Një ditë para takimit në Bruksel, ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë shkuar në Qeverinë e Kosovës.
Nesër do të mbahet takimi i ardhshëm mes dy kryenegociatorëve, të Kosovës dhe Serbisë.
Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizim, që ndërmjetësohet nga BE-ja, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, në vitin 2013 dhe 2015.