Nuza e Kastrati delegohen nga UEFA në turnetë kualifikues për U-19
Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, me asistentët, Arbnor Bullatovci dhe Bujar Selimaj, do të marrin pjesë në turne të ndryshëm kualifikues të Evropianit për grup-moshat U-19.
Genc Nuza do të gjykojë në turneun, i cili mbahet në Suedi. Në ndeshjet Itali – Lihtenshtajn dhe Itali – Suedi do të jetë si gjyqtar kryesor, ndërsa në ndeshjen Suedi – Lihtenshtajn do të jetë gjyqtar i katërt.
Ndërkaq, Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në turneun kualifikues, i cili mbahet në Irlandë të Veriut dhe do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Irlandë e Veriut – Hungari dhe Irlandë e Veriut – Portugali, ndërsa si gjyqtar i katërt do të jetë në ndeshjen Irlandë e Veriut – Çeki. /Zëri