Izraeli thotë se dërgoi inkubatorë dhe ushqim për fëmijët në spitalin “Al-Shifa”
Ushtria izraelite thotë se ka siguruar inkubatorë, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore për spitalin "Al-Shifa".
Në spital ndodhen dhjetëra foshnja, të cilat gjatë fundjavës u nxorrën nga inkubatorët, pasi spitali kishte mbetur pa energji elektrike.
Dje, pasi ushtria njoftoi se do të siguronte furnizimet, shefi i organizatës bamirëse “Ndihma Mjekësore për Palestinezët” tha se nuk nevojiteshin inkubatorë, si dhe karburant për gjeneratorët për të vënë në punë inkubatorët tashmë në spital.
Izraeli nuk ka lejuar që karburanti të hyjë në Gazë që nga luftimet me Hamasin që shpërthyen muajin e kaluar, duke thënë se Hamasi do ta përdorë atë ushtarakisht, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.