Nisi bashkëjetesën me një grua, arrestohet për dhunim një burrë në Obiliq
Një person i dyshuar, nga komuniteti ashkali, është arrestuar për dhunim.
Policia ka njoftuar se ai është arrestuar pasi e kishte marrë viktimën femër ashkalike dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij me qëllim për të bashkëjetuar.
“Lidhur me rastin është intervistuar viktima e lartcekur dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se me vetëdëshirë kishte shkuar me të dyshuarin për të bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me pëlqimin e saj është kthyer te familja e saj”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri