Grabitje me armë në një pikë derivatesh në Lipjan
Një pikë e karburanteve në Banullë ka qenë cak i grabitësve të martën.
Dy punëtorët e pikës së derivateve kanë raportuar në Polici se derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës ua kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri