LDK-ja organizon tryezë për projektbuxhetin e vitit 2024

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të organizojë tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Sipas njoftimit për media nga kjo parti, tryeza do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, duke filluar në orën 14:00.