Sebastian Rivera, “Lojtar i Javës” së nëntë në Lirimi Superliga e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës – Futsal dhe sponsori i Superligës, "Lirimi" kanë ndarë çmimin “Lojtari i Javës”.
Për xhiron e 9-të të "LIRIMI SUPERLIGA", ky çmim i ka takuar lojtarit të FC Drenica, Sebastian Rivera.
Ai shkëlqeu në ndeshje ndaj FC Rahovecit ku shënoi tre gola në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4-3.
Çmimin “Lojtari i Javës” për lojtarin e FC Drenica e ndau Agim Avdyli, anëtar i Komisionit të Fursallit. /Zëri