Këtu mund të shikoni nëse keni gjobë të komunikacionit të papaguar

eKosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Përmes platformës eKosova, qytetarët mund ta dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë në trafik.

Duke i shkruar të dhënat personale, secili qytetar do të ketë qasje në uebfaqe.

Përveç verifikimit të gjobave qytetarët mund të kryejnë edhe shërbime tjera si:

Shëndetësi;

Familja;

Tatimi në pronë;

Grante dhe subvencione;

Komunalitë;

Lejeqëndrimi;

Banderolat;

Arsimi;

Udhërrefyesi i procedurave si dhe

Verifikimi i dokumenteve;

Krejt këto shërbime mund t’i merrni vetëm duke u regjistruar KËTU