Çitaku Kurtit: Publikojeni draftin e Asociacionit nëse na qenka aq i mirë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me draftin e Asociacionit.

Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Kurtit, i cili tha se drafti i tanishëm i Asociacionit, është pakrahasimisht më i avancuar se siç ka qenë në vitin 2013 e 2015

“Qesharake këto pëpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit.

Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin. Statuitin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, ka shkruar Çitaku. /Zëri