Presidenti i La Ligës: Bellinghami nga një planet tjetër

Fillimi mahnitës i jetës së Jude Bellinghamit në Real Madrid ka rezultuar në një rritje të popullaritetit të La Ligës në Mbretërinë e Bashkuar, thotë Javier Tebas.

Bellinghami ka shënuar tashmë 13 gola dhe ka regjistruar tre asistime në vetëm 14 paraqitje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve që kur u bashkua nga Borussia Dortmundit në afatin kalimtar të verës.

20-vjeçari është vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë për shkak të formës së tij spektakolare dhe presidenti i La Ligës, Tebasi thotë se ai ka sjellë më shumë sytë britanikë në ligën e parë në Spanjë.

“Kanë kaluar vetëm disa muaj, është shumë herët për të ditur shtrirjen e plotë, por në nivelet e shikueshmërisë në MB, Bellinghami ka një ndikim të madh në ligën tonë”,  ai për agjencinë e lajmeve PA.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe Mbretëria e Bashkuar dhe zona të tjera anglishtfolëse janë tërhequr nga liga jonë për shkak të tij. Bellingham është një lojtar i mirë, ne e dinim se ai ishte një lojtar i madh, por nuk e kuptuam nivelin që ai mund të arrinte, në Real Madrid është sikur të jetë nga një planet tjetër”.

Ai shtoi: “Ne kemi lojtarin më të mirë në Evropë që është anglez. Ne nuk mund t'i krahasojmë dy vendet. Natyrisht, Premier League është më e madhe, por lojtari më i mirë në Evropë po luan në Spanjë. Kështu që ne kemi zgjedhjen për të marrë lojtarët më të mirë për të ardhur në Spanjë”. /Zëri