Prince Caffe Superliga në statistika pas xhiros së tetë

Xhiroja e tetë e Prince Caffe Superligës solli humbjen e parë të Pejës pas shtatë fitoreve radhazi. Verdhezinjtë pësuan nga Vëllaznimi, ku për kuqezinjtë ishte fitorja e katërt radhazi.

Sulmin më të mirë në Superligë e ka Peja me 94.12 pikë për ndeshje, ndërsa mbrojtja më e mirë i takon Trepcës me 76 pikë të pranuara për ndeshje.

Mitrovicasit prijnë edhe me kërcime për ndeshje, kurse për asistime në vendin e parë është në Golden Eagle Ylli me 22.38.

Verdhezinjtë gjithashtu janë vendin e parë me topa të vjedhur dhe bllokada për ndeshje. /Zëri