“Mos fol, kujdes çka fol”, Meti e Blerando për pak përleshen fizikisht – i ndajnë banorët
Një debat i ashpër i cili për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike është zhvilluar sot gjatë ditës në Big Brother VIP Kosova 2.
Ky debat i cili ngjalli tensione të mëdha brenda shtëpisë u zhvillua nga Blerando e Meti.
Krejt kjo nisi nga Meti i cili nuk dëshironte t’i bindej urdhrave të kapitenit të javë Blerandos.
Ishin banorët ata të cilët ndaluan dyshen të përleshen edhe fizikisht, pasi konkurrenti Meti iu afrua me tension Blerandos i cili qëndronte i qetë përball tij.