U hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës për femra

Sot në selinë e FFK-së është tërhequr shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, që do të zhvillohet me datat 18/19 nëntor, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), transmeton Zëri.

Shorti u tërhoq nga përfaqësuesit e klubeve në prani të kryetares e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtaren e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi, Valbona Gashi, shefe e futbollit të femrave si dhe Lindita Cena kryetare e Komisionit të Garave.

Pas tërheqjes së shortit, për rrethin e parë do të ballafaqohen:
Presingu – Prishtina
Vizioni – Dukagjini
Kosova VR – Ulpiana
Feronikeli – Malisheva
Liria, sipas shortit, shkon direkt në rrethin tjetër.