Këshilltari i Bislimit për drafstatutin e Asociacionit: Nuk ka asgjë për të fshehur

Ish-inspektori i AKI-së dhe ish-zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, ditë më parë ka publikuar një draftstatut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e për të cilin thotë se nuk e di nëse është në mënyrë përfundimtar i pranuar nga Kosova ky version.

Por, Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, tha në INFO Plus në RTK, se ka konfidencilitet të bisedimeve dhe për këtë çështje ka dakordim për këtë.

“Nuk ka asgjë për të fshehur, por me qenë se procesi është ende duke vazhduar dhe në momentin që që do të ketë diçka e dakordim mes të palëve ai do të bëhet publik”, theksoi ai.